ildalumani
Nov 21
313
0.53%
Mëngjesi duke gjerbur kafen me gazetat në duar duket si një kohë e largët tani, por tepër joshëse teksa pashë në kafenenë në të cilën isha ulur të gjithë të bënin të njëjtin proces.
Më solli ndër mend një nga periudhat e jetës sime 2004-2010, ku dita nuk niste veçse kështu. Më kujtoi zyrën e mëngjesit të “Gazetës Shqiptare” pranë rrugës së Kavajës, pas ish-kinema Millenium 1, ku lexonim gazetat dhe ndanim detyrat, bënim planet për atë që do të pasqyronim pasdite në gazetë, apo kafe “La Voglia” një tjetër stacion i kësaj rutine, madje vend ky, ku realizoja një pjesë të intervistave.
Ishin ditë, ku nga e hëna në të diel kishte një garë se artikulli, historia, personazhi i kujt gazetar do të ishte në faqe të parë të gazetës...
Ishte koha e intervistave të bujshme nga heronjtë e ditës, tek ish-të burgosurit politikë, Maks Velo e Visar Zhiti!
Ishte koha e njerëzve që flisnin hapur kundër pushtetit, tek ish-komunistë e të persekutuarit si Liri Belishova!
Ishte koha e intervistave të komunistëve dhe demokratëve; nga Ramiz Aliaj, te Jozefina Topalli!
Ishte koha e akuzave politike e personale!
Ishte koha, kur nxora dokumentet e gjyqit të Matilda Makoçit & Edi Rama, kur realizova të vetmen intervistë tronditëse dhe zbuluese të marrëdhënies së tyre me Marie Makoçin, nënën e aktores. Intervistë, që atë ditë dhe tri ditë më pas (botimi i pjesës së 2-të dhe ribotimi 2 ditë rresht!) arriti shifrën e 20 000 kopjeve të shitura. Rekordi i fundit i gazetarisë së shkuar absolutisht (Viti 2009)!
Ishte kohë, kur emisionet realizoheshin duke marrë spunto nga gazetat, ku debati organizohej mbi këto fakte që gjenezën e kishin në median e shkruar.
Ishte vërtetë një kohë tjetër.
Sot, teksa televizionet janë hapur si kërpudhat, dhe bashkëjetesa jonë është e lidhur ngushtësisht me informimin përmes tyre, ku media online i ka marrë frymën shtypit të shkruar, gazetat janë bërë thuajse inekzistente.
Andaj teksa në këtë qytet të Veriut të Italisë, të gjithë konsumonin kafen me gazetën “Corriere di Alto Adigio”, (ku TV nuk e kanë ushqimin e çdo vakti!) nuk është se thjesht ndjeva nostalgji, por keqardhje për humbjen e një historie, që ka përfunduar...
vijon ne koment...
ildalumani
Nov 21
313
0.53%
Cost:
Manual Stats:
Include in groups:
Products:
