rtvklan
Jan 7
75
5.2K
1.63%
Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në Savër të Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa raporton se si pasojë e flakëve janë dëmtuar automjetet që ndodheshin në servis. Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses ashtu sikurse edhe të policisë. Paraprakisht gazetarja raporton se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë do të jenë hetimet e policisë ato që do të zbardhin shkaqet përfundimtare të rënies së zjarrit.
rtvklan
Jan 7
75
5.2K
1.63%
Cost:
Manual Stats:
Include in groups:
Products: