yoga_nataraja.al
Dec 5
44
1.26%
Sot është "World Soil Day". Tek Mjedisi.al do shfrytëzojmë rastin për tu fokusuar në informimin mbi çështje të ndryshme të lidhura me tokën pjellore dhe pse është e rëndësishme të flasim për të.
Dita Botërore e Tokës Pjellore (WSD) mbahet çdo vit më 5 dhjetor si një mjet për të përqendruar vëmendjen në rëndësinë e tokës së shëndetshme dhe për të mbrojtur për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të tokës. Një ditë ndërkombëtare për të festuar tokën pjellore u rekomandua nga Unioni Ndërkombëtar i Shkencave të Tokës (IUSS) në 2002.
Me këtë rast, disa përfaqësues nga Shqipëria, vendosën të bashkohen për të komunikuar dhe rritur ndërgjegjësimin mediatik mbi fushatën më të rëndësishme të këtij viti, por jo vetëm, të kësaj gjenerate.
Mbarëvajtja e tokës pjellore, është një nga detyrat më të rëndësishme që kemi si gjeneratë, për të siguruar që të kemi një tokë pjellore, jo vetëm për tu ushqyer sot, por edhe për qindra vitet që vijojnë.
Në mbarë botën, niveli i degradimit të tokës, po vijon me hapa të frikshëm, teksa kombet e bashkuara parashikojnë degradimin e mbi 90% të tokave bujqësore në botë deri në vitin 2050.
Nëse kjo ndodh, pasojat për këtë brez do jenë katastrofike. Ky nuk është parashikim apokaliptik, por një parashikim shkencor, i bazuar në fakte e studime të panumërta nga shkencëtarë të tokës.
E mira është se jemi ende në kohë për të vepruar e bërë diçka, duke rritur së pari ndërgjegjësimin për problemin, e më pas ndikimin konkret në politikat kombëtare të menaxhimit të tokave bujqësore, të cilat do ofrojnë dhe një zgjidhje më konkrete në afatgjatë.
Ju ftojmë të informoheni më shumë rreth #savesoil duke ndjekur hashtagun, ose duke vizituar direkt faqen savesoil.org
Faleminderit Elona Spahiu për organizimin e eventit, Marxhen Bokshi per mbulimin me foto dhe video për eventin, si dhe Nataraja për mbulimin e audios dhe prodhimet ushqimore vendase për këtë ditë ndërkombëtare.
yoga_nataraja.al
Dec 5
44
1.26%
Cost:
Manual Stats:
Include in groups:
Products:
